27/05/2022
28.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koneski – Mickoskit: Kërkesa për kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhje të liderit të ri është gjë normale në një parti demokratike

Shkup, 2 shtator 2020

Kryetar akoma aktual i VMRO-DPMNE-së, përse refuzon të largohesh në mënyrë dinjitoze nga funksioni kur edhe vetë e din se ka ardhur koha? Përse me ngulm vazhdon të turpërosh veten duke duke ofenduar dhe shpifur njerëzit të cilët kërkojnë dorëheqjen tënde?

Përse fshihesh prapa partisë dhe vazhdimisht përsëritë se ky është sulm ndaj VMRO-DPMNE-së?

Nuk ke të drejtë pa turp të shfrytëzosh ofendime të ulëta dhe fjalë vullgare për njerëzit të cilët jetën ia përkushtuan VMRO-DPMNE-së, të cilët krijuan aq shumë duke punuar për shtetin dhe të cilët nuk kanë asnjë njollë të zezë në karrierë.

Ti nuk je VMRO-DPMNE dhe thjeshtë nuk mund të identifikohesh me partinë. Shikoje rejtingun tënd, ai është dyfish më i ulët se ai i vetë partisë.

Kryetar akoma aktual i partisë, kërkesa për kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhje të liderit të ri është gjë normale në çdo parti demokratike.

Pastë gjitha ofendimeve të thëna, ra maska e profesorit universitar dhe u paraqit një njeri jonormal i cili ndonjëherë sërish do të qëndrojë para studentëve të tij. Por, me çfarë fytyre? Është më se e dukshme se titullin tënd e ke marrë përmes nepotizmit, mu ajo kundër të cilës luftoi Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe solli Ligj që në të ardhmen të mos ndodhin gabime të këtilla, siç për fat të keq, je ti.

Të jesh i sigurt se kongres të jashtëzakonshëm do të ketë dhe atë me mbështetje të madhe nga delegatët të cilët në vitin 2017 ty të bënë kryetar të partisë.

Të paktën në fund të kesh virtytin dhe të thërrasësh vetë kongres të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të kursehet partia nga ndarjet, qëndro para delegatëve kokëlartë, falënderohu për besimin që ta dhanë dhe tento ta përmirësosh përshtypjen për ty në sytë e tyre.

Ata janë VMRO-DPMNE, jo ti!

Ivica Koneski, Këshilli iniciues për thirrje të kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së

Të fundit