25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfederata e biznesit paralajmëron rënie të ashpër të industrisë për shkak të koronavirusit

Koronavirusi do të shkaktojë rënie të ashpër në sektorin shërbyes, turizëm dhe industri, çrregullime në zinxhirin e furnizimit, kërkesë të dobësuar për mallra dhe rënie të besimit të konsumatorëve, paralajmëron Konfederata e biznesit në Maqedoni dhe porositë, Qeveria, si dhe të gjithë faktorët e tjerë, shpejtë, me efikasitet dhe maturi të veprojnë, t’i ndjekin indekset globale dhe të ndërmarrin masa adekuate ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Sipas Konfederatës, posaçërisht e domosdoshme do të jetë mbështetja për amvisëritë dhe ndërmarrjet e ndjeshme. Seriozisht duhet të mendohet edhe për optimizim të shpenzimeve dhe ulje të të dhënave fikse dhe tatimeve. Përmbajtshmëria kreditore gjithashtu mund të ndihmojë të ulet presioni ndaj kompanive të cilat po përballen me rënie të papritur të kërkesës.

“Kovid-19 (koronovirusi) u përhap gjithkund në botë, pa përjashtim, duhet të jemi real dhe të na bëhet e qartë se edhe Maqedonia është pjesë e familjes globale socio-ekonomike dhe se nuk do të “anashkalohemi”. Qeveria, drejtpërdrejtë të prekurit, nuk guxojnë t’i lejojnë vetes të presin. Ekipet ekonomike dhe këshilltarët duhet të këshillohen me ekonomitë e tjera, t’i ndjekin të gjitha indekset dhe treguesit ekonomik. Përkujtojmë se nuk guxojmë të mbështetemi në efektet e lidhura. Në këtë moment specifik për shtetin tonë, zgjedhje të parakohshme parlamentare në momente të situatës kanosëse të përhapjes së virusit, bëjmë thirrje për fokus serioz ndaj mbrojtjes së qytetarëve, kujdesit për shëndetin e të gjithëve dhe revidim/studim të të gjitha masave për mbrojtje masive”, cekë Konfederata.

Rekomandon që edhe konsumi qeveritar të kahëzohet, para së gjithash, drejt sektorit shëndetësor, drejt mbështetjes së hulumtimeve.

“Veprimi komplementar me politikën, mundet së paku ta zbusë rezultatin ekonomik dhe social. Nevojitet inkuadrim i partnerëve social në debatin për gjendjet në ekonomi dhe çrregullimin e gjendjeve në tregun e punës, fleksibilitet ndaj të punësuarve, por fleksibilitet edhe ndaj operatorëve ekonomikë. Është e qartë se familjet dhe amvisëritë nuk janë të sigurta dhe të kujdesura. Ndërmarrje në sektorë siç janë turizmi,l tekstili, elektronika për automobila tashmë njoftojnë për ulje në furnizim, përkatësisht ulje serioze të kërkesës. Prandaj, paralelisht me shëndetin, prioritet duhet të jetë, të dakordohen dhe lejohen skema afatshkurte të punës dhe të sigurohet ndihmë e përkohshme ndaj amvisërive të ndjeshme në mënyrë që t’i ulin humbjet e të ardhurave nga ndërprerja në punë apo largime të mundshme nga puna”, konsideron Konfederata e biznesit në Maqedoni. MIA.ab/

Të fundit