19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferenca “Nga Selaniku deri në Zagreb”: BE-ja të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në mars

Angazhime për Evropë të fuqishme, stabile dhe të bashkuar dhe integrim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian shfaqën ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së të cilat kufizohen me rajonin, në konferencën në nivel të lartë të titulluar “Nga Selaniku deri në Zagreb”, që dje u mbajt në qytetin grek Selanik.

Në përfundimet e Konferencës theksohet se është kyçe që Bashkimi Evropian të ofrojë perspektivë të besueshme për zgjerimin e tij, ndërsa Ballkani Perëndimor t’i përshpejtojë të gjitha reformat e nevojshme në agjendat e tyre evropiane, të bazuara në kushte strikte dhe të ndershme dhe sipas parimit të meritave individuale.

Pjesëmarrësit në takim në dokumentin “shfaqin pritje se në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, BE-ja do të sjellë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë para Samitit në Zagreb në maj të vitit 2020, ndërsa me mundësi edhe në mars”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili ishte një nga pjesëmarrësit në forum, vlerësoi se prej tij është dërguar porosi e madhe se nuk mund të paramendohet Evropë e plotë, stabile dhe e suksesshme pa integrim të plotë të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është thirrje, sipas përfundimeve të Këshillit Evropian në tetorin e kaluar, që të sillen vendime për negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para Samitit në Zagreb”, deklaroi Dimitrovi, duke shtuar se takimi ishte frytdhënës sepse në të ndërtohet një ndjesi e unitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor mes vendeve të cilat ende nuk janë pjesë e bllokut.

Sipas Dimitrovit, që të mund të vazhdohet të flitet për perspektivë evropiane në rajon, është e domosdoshme arritja e konsensusit për dritë të gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut pa shtyrje.

“Marsi do të jetë test edhe për ambiciet gjeopolitike të Komisionit të ri dhe të vetë BE-së për ndikim kredibil global. Sa na përket neve, nuk jemi të përkryer, por konsideroj se të gjithë do të pajtoheni se ndërtuam një dosje të fuqishme dhe reflektuam. Është koha e fundit që të njihet rëndësia e momentin nga ana e Këshillit të Evropës dhe të shfrytëzohet mundësia për sukses të përbashkët”, deklaroi ministri Dimitrov.

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane, Gordan Gërliq Radman, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar në fqinjësinë e saj më të afërt, shtoi Gërliq Radman, duke potencuar se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor u ishte premtuar para 17 viteve në Selanik dhe se tani është koha që BE-ja ta përmbushë atë premtim, nëse shtetet kandidate i përmbushin kriteret e vendosura.

Gërliq Radman deklaroi se Kroacia nuk ka dilema se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet që marrin dritë të gjelbër për fillimin e negociatave para Samitit në Zagreb në maj, duke theksuar se ai do të donte të bëhej që në mars. Ai potencoi se të dyja vendet kanë bërë progres dhe se pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave me ta kah fundi i muajit.

Nikoqiri i Konferencës, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias shprehu bindje se integrimi i plotë politik, ekonomik dhe gjeografik i Ballkanit Perëndimor në Evropë është në interes së BE-së. Ai theksoi se E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, duke potencuar se anëtarësimi i vendeve të rajonit në Union është investim strategjik në një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe stabile dhe të rëndësishme për tejkalimin e ndasive të kontinentit.

Dendias theksoi se Samiti në Selanik në vitin 2003, i cili i vendosi bazat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union, proces i cili, sipas tij, do të duhej të përmbyllet në takimin në Zagreb në maj.

Sipas Dendias, nuk ka dilemë se rajoni i përket BE-së, por vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përkushtohen në sundimin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe përforcimin e institucioneve demokratike. Dendias potencoi se BE-ja duhet t’i përmbushë premtimet e tij për integrim të vendeve të rajonit, me çka do të arrihet transformim i vendeve të rajonit, me çka do të arrihet transformim i Ballkanit Perëndimor, integrimi i tij në tregun e Unionit, krijimin e klimës së volitshme ekonomike, uljen e papunësisë, tërheqjen e investimeve të reja dhe ndërprerjen e largimit të trurit.

Optimizëm se BE-ja do t’i përmbushë premtimet e saja dhe se në mars do të sjellë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë shfaqi edhe ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar.

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë bërë progres historik me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia e Veriut tregoi pjekuri politike, si dhe inkurajim dhe gatishmëri për reforma. Nuk ka dyshim se Maqedonisë së Veriut do t’i miratohet starti i bisedimeve”, potencoi Cerar.

Përndryshe, në margjina të konferencës, ministri Dimitrov realizoi takim me Helga Shmid, sekretare e përgjithshme e Shërbimit për punë të jashtme të BE-së (EEAS), ku këmbyen mendime rreth atmosferës aktuale në suaza të institucioneve të BE-së dhe vendeve-anëtare, si dhe për sfidat e mundshme dhe gjasat për hapërimin e merituar përpara të Maqedonisë së veriut në rrugën euro-atlantike. Nga ana e SP të EEAS, Shmid tregoi mirënjohje për hapat e mëdhenj dhe përparimin që e bëri vendi, duke shfaqur shpresë se kjo rrugë do të ketë lajme të mira për fillim të negociatave.

Dimitrov pati biseda të shkurta edhe me pjesëmarrësit e konferencës, mes të cilëve me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili është nikoqir i forumit, me kolegun kroat Gërliq-Radman, atë malazez, Sërxhan Darmanoviq, slloven, Miro Cerar, si dhe me Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë KE-së.

Konferenca e nivelit të lartë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor e quajtur “Nga Selaniku deri në Zagreb” është në suaza të nismës greke për të ardhme të përbashkët të vendeve ballkanike dhe Evropës.MIA.fc/

Të fundit