13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencat për media të Qeverisë prej sot në online strim, pa prezencën e gazetarëve dhe kameramanëve për shkak parandalimit

 

Qeveria kumtoi se duke pasur parasysh situatën e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi për shkak të koronavirusit dhe të gjitha masat e vendosura, prej sot konferencat për media do të realizohen vetëm përmes onlajn strim, pa prezencë të gazetarëve dhe kameramanëve në qendrën për media të Qeverisë.

Siç informon nga shërbimi qeveritar për informim, qëllimi i këtyre masave është që bashkërisht të mbrohemi dhe të sigurojmë kushte për punë në pajtim me gjendjen aktuale.

Pyetje në konferencat për media gjatë ditës mund të dërgohen në portparol@vlada.gov.mk dhe në adresën e emalit elektronik të zëdhënësit / zyrtarit për marrëdhënie me publikun i ministrisë përkatëse, me theksimin e mediumit nga i cili vjen pyetja dhe të tregohet për cilën konferencë për media gjegjësisht cilit ministër/ministre i drejtohet.

Pyetjet duhet të arrijnë më së voni 15 minuta para fillimit të konferencë së caktuar për media.

(Shembull:

To: portparol@vlada.gov.mk; sonjajankovska@yahoo.com;
Subject: (nga MEDIAL) Pyetje për konferencën për media nga MBPEU Dimkovski 11:30

Body: Pyetja e medias

Nënshkrim: Emri dhe Mbiemri, Media)

“Për secilën konferencë për media do të arrijë paralajmërim nga qendra për media e Qeverisë, me email adresat në të cilat mund të parashtrohen pyetje, si dhe linqet (MKD dhe ALB) për video strim në të cilat mund të merret dhe ndiqet konferenca për media. Video me rezolucion të lartë mund të merrni nga kanali ynë i Jutjubit”, qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për media. .

Të fundit