25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë: Nevojitet qasje më e madhe deri te arsimi cilësor dhe inkluziv parashkollor

Arsimi parashkollor është kyç për zhvillimin e mëtejshëm dhe përparim për çdo fëmijë. Për këtë shkak, me rëndësi është të rritet qasja deri te arsimi cilësor dhe inkluziv parashkollor, që të mundësohet kontinuitet në reformat arsimore, por edhe kushte më të mira për rritje dhe zhvillim të fëmijëve, potencuan pjesëmarrësit në konferencën e sotme “Lidhja mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”.

Konferenca u organizua si iniciativë e përbashkët e Qeverisë, Ambasadës britanike në Shkup dhe UNICEF-it, dhe e njëjta vazhdon edhe nesër.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në konferencën e sotme e theksoi rëndësinë e mirëqenies së nxënësve dhe studentëve gjatë arsimimit të tyre.

“Si kryeministër, në këtë konferencë shoh si në resurs serioz të njohjeve dhe rekomandimeve, të cilat janë të mirëseardhura në krijimin e politikave sociale për fëmijët në procesin e arsimit dhe të sinergjisë së atyre politikave përmes programeve të MASH-it dhe MPPS-së. Si prindër dhe arsimtarë dhe edukatorë, përgjegjësia e jonë është të kuptojmë se zhvillimi social dhe emocional në vitet e hershme në masë të madhe u ndihmon fëmijëve të mësojnë si ta arrijnë pjekurinë, të bëhen të emancipuar fillimisht për vete e pastaj edhe për bashkësinë e tyre”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se të gjithë fëmijët pa përjashtim e meritojnë fillimin më të mirë të mundur në jetë.

“Mjediset e para të cilat ua mundësojnë këtë janë institucionet miqësore dhe premtuese edukatore dhe arsimore. U dëshmua se fëmijët të cilët rriten në mjedis nxitës vendor, kanë mundësi për zhvillim, që nuk mbështetet ekskluzivisht në arsimin dhe programet arsimore. Fëmijëve u nevojiten aftësi socio-emocionale, të barabartë sa edhe ato njohëse, pasi ato mundësojnë të jenë të fokusuar në aktivitetet, të motivohen, të përfitohen me shkathtësi si përgjigje të më shumë sfidave jetësore dhe të fillojnë me interaksion me të tjerët rreth tyre”, tha Kovaçevski.

Këto shkathtësi, shtoi kryeministri, respektivisht aftësitë sociale dhe emocionale motivojnë dhe e nxisin aftësinë e fëmijëve që të mësojnë, të punojë me tjetër dhe të përkushtojë kujdes në shkolla dhe të zhvillojë shkathtësi tjera, të cilat formohen për mësim formal dhe interaksion social në shkollë dhe jashtë saj.

“Shkolla nuk është vetëm godinë. Nuk është vend vetëm për mësim. Ky është vend ku fëmijët i ndërtojnë karakteret e tyre, përfitojnë pavarësi, adaptohen në rrethanat e reja dhe zhvillojnë relacione mes vete dhe arsimtarëve dhe moshatarëve të tyre. Për këtë shkak shumë me rëndësi është edhe vendimi për hapje e sërishme të shkollave për arsim me prani fizike.

Para konferencës realizova takim me përfaqësuesen e UNICEF-it dhe ajo ka shprehur kënaqësi se gjatë marrjen së vendimeve të Qeverisë çdoherë po udhëhiqemi nga rekomandimet e Komisionit për shëndetësi dhe gjithsei nga rekomandimet e UNICEF-it si organizatë, e cila ka numër të madh të studimeve empirike në dispozicion, posaçërisht në sferën e fëmijëve dhe procesin e tyre edukativo-arsimor”, tha Kovaçevski.

Kryeministri përfundoi se mbështetja të cilën ua japim fëmijëve gjatë zhvillimit të tyre është investimi më i madh që mund ta bëjmë për të ardhmen e tyre më të sigurt dhe më të prosperuar, por edhe për të ardhmen e shoqërisë.

Ambasadorja britanike në vend, Rejçell Gallovej theksoi se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në mjedis të kujdesshëm dhe të prosperuar.

“Në katër vitet e fundit kemi punuar së bashku me UNICEF-in dhe MPPS-në për të arritur këtë qëllim. Jam i nderuar që sistemi i kujdesit në Maqedoninë e Veriut është një histori suksesi, veçanërisht procesi i deinstitucionalizimit. I hoqëm fëmijët nga ato institucione të mëdha dhe i vendosëm në familje kujdestare. Ne u kemi mundësuar fëmijëve dhe familjeve që të marrin mbështetje në komunitetet ku ata jetojnë. Aktualisht, nuk ka fëmijë në institucione nën moshën 28 ​​vjeçare në Maqedoninë e Veriut, që është një sukses fantastik për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë”, tha Gallovej.

Gallovej shtoi se kanë punuar edhe me nivelin e arsimit parashkollor, me kopshtet, që përfshin punë në pjesën e realizimit të zhvillimit socio – kongnitiv te fëmijët, në zhvillimin e empatisë së tyre ndërsa fidbeku i mësimdhënësve, mësuesve dhe prindërve, shtoi ajo, ishte jashtëzakonisht pozitiv.

Sipas përfaqësueses së UNICE-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricia Di Xhovani, nevojitet që të rritet qasja në arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës parashkollor.

Ajo tha se fëmijët që mësojnë të paktën një vit mësim parashkollor cilësor më vonë arrijnë rezultate më të mira në shkollë, ndërsa gjithashtu edhe gjasa më të vogla se do të përsëritin vite ose të dalin nga procesi i arsimit.

“UNICEF-i e di se mbështetjen të cilën ua japim fëmijëve gjatë viteve kur formohet karakteri dhe personaliteti i tij është investimi më i madh që secili vend mund ta bëjë për të ardhme të qëndrueshme dhe të prosperuar”, tha Di Xhovani në paraqitjen e saj të sotme në konferencë.

Ajo informoi se në këtë vend, vetëm 40 për qind e moshës prej 3 deri 6 vjet janë regjistruar në arsimin parashkollor, ndërsa duhet që në vazhdimësi të punojmë drejtë realizimit të qëllimit të BE-së, i cili nënkupton 95 për qind të fëmijëve të jenë të regjistruar në kopshte.

Theksoi se njëjtë është e rëndësishme që të mbesim të përkushtuar në përmirësimin e cilësisë arsimit parashkollor, e jo vetëm që të shkohet vetëm sa për të shkuar në kopsht, por fëmijët atje të mësojnë.

Përfitimi i tretë, siç tha, nevojitet nga kontinuiteti në reformat arsimore, të revitalizohet mësimi, të ndizet sërish pasioni për shkollat, kështu që çdo fëmijë pa marrë parasysh se në cilin qytet jeton, ta fitojë cilësinë e njëjtë të arsimit.

“Fuqia e vërtetë që ta këtë ta arrijmë është tek njerëzit. Mbështetja e përbashkët që vjen nga një bashkëpunim i përbashkët mes mësuesve-drejtorëve, sistemeve shkollore, e gjithë kjo është e nevojshme. Që fëmijët të avancojnë duhet të ndjehen të vlerësuar në shkolla”, shtoi Patricia Di Xhovani.

Duke u nisur nga parimi se çdo fëmijë ka të drejtë në kujdes cilësor parashkollor, edukim dhe arsimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska informoi se Qeveria detyrohet ta rrisë për 50 për qind përfshirjen e fëmijëve nga mosha parashkollore nga 3 deri më 6 vjet në institucionet për kujdes dhe edukim.

“MPPS punon intensivisht në reformat në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, punojmë në çdo fëmijë, i sigurojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë, ndërsa ky proces themelor vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme”, tha Trençevska në konferencën e sotme.

Në këtë drejtim, siç tha, MPPS në bashkëpunim me komunat punon në zgjerimin e kapaciteteve për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve me theks të veçantë në rritjen e qasjes në kopshte në mjediset rurale.

Ministri informoi se përveç mjeteve buxhetore të Ministrisë, janë në dispozicion edhe 1,5 milionë euro shtesë përmes programit IPA 2, të destinuara për ndërtimin e dy çerdheve në komunën e Tetovës dhe Tearcës, si dhe 15,6 milionë euro të siguruara përmes Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale të financuara nga një kredi e Bankës Botërore për të zgjeruar aksesin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në sistemin e kujdesit për fëmijët.

Paralelisht, siç thotë, me zgjerimin e kapaciteteve të Ministrisë punon edhe në përmirësimin e cilësisë së strukturave dhe procesit të mësimit të hershëm dhe zhvillimit, si dhe promovimin e bashkësisë për rëndësinë dhe investimin në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe përfitimet nga investimet e këtilla në të ardhmen, si për individin ashtu edhe për të komunitetin.

Ai shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNICEF-in dhe partnerët tjerë po punojnë së bashku për të zhvilluar burime dhe programe për mbështetjen e prindërve.

“Si pjesë e bashkëpunimit zhvillojmë një sërë materialesh dhe aktivitetesh për të inkurajuar zhvillimin socio-emocional të fëmijëve të disponueshme përmes platformës EDUINO. Është duke u përgatitur aplikacioni i parë për përkrahje të prindërve BEBO, i cili do të promovohet në muajin prill, ndërsa MPPS në bashkëpunim me UNICEF-in po fillon me përgatitjen e strategjisë kombëtare për prindërim”, tha ministrja Trençevska.

Të fundit