20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë onlajn për luftën kundër trafikimit me njerëz

Onlajn konferencë e titulluar “Lufta kundër trafikimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut: Si deri në parandalim dhe mbrojtje më të mirë?”, sot do të mbahet në platformën ZUM në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis” me rastin e 22 Shkurtit – Ditës evropiane të viktimave nga krimi.

Qëllimi i ngjarjes është aktualizimi i problemit me luftën kundër trafikimit me njerëz në vend, inspektim në gjendjen aktuale dhe rekomandime për përmirësim.

Diskutime me tematikë të ngjashme do të organizohen njëkohësisht në të gjitha vendet e rajonit si pjesë e serisë së aktiviteteve të organizuara dhe të zbatuara nga ana e partnerëve organizativë të rrjetit Radar për krim të organizuar të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i rrjetit është kontributi ndaj luftës efikase kundër krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është një nga zonat parimore në procesin e aderimit të rajonit në BE, veçanërisht në kuadër të kapitullit 24 për Drejtësi, liri dhe siguri.

Rrjeti dhe zbatimi i aktiviteteve mbështetet nga ambasada e Holandës dhe e Norvegjisë në Beograd dhe Fondi ballkanik për demokraci.

Të fundit