19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë përfundimtare për projektin “Platforma – gratë në pozicione udhëheqëse”

Tryezë e rrumbullakët përfundimtare me rastin e projektit “Platforma – gratë në pozicione udhëheqëse” do të mbahet sot në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment, në organizim të Shoqatës së Grave Menaxhere ELIT.

Projekti financohet nga Ministria ne Ekonomisë, ndërsa realizohet në bashkëpunim me të gjitha odat ekonomike në vend, MASIT dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut. Në suaza të këtij projekti përmes listave anketuese dhe vizitave në kompani janë përpunuar të dhëna për përfaqësimin e grave në strukturat udhëheqëse dhe menaxheriale në më shumë se 100 subjekte ekonomike.

Qëllimet kryesore kanë qenë të identifikohet dhe të analizohet gjendja në ndërmarrjet në shtet lidhur me përfaqësimin e grave bë strukturat e tyre udhëheqëse dhe menaxheriale, si dhe të krijohet, të zhvillohet dhe të promovohet baza e parë starter të të dhënave për gratë në pozicione udhëheqëse në ndërmarrje. Njëherit të krijohet vegël për rrjetëzimin e grave në strukturat udhëheqëse në ndërmarrje dhe gratë sipërmarrëse, si dhe të zhvillohet modeli me rekomandime për përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjeve, përfaqësimi i tyre në strukturat udhëheqëse dhe menaxheriale të ndërmarrjes, si dhe nxitjen e sipërmarrësisë së grave.

Në tryezën e rrumbullakët përfundimtare do të marrin pjesë personalitet nga sektori publik dhe komuniteti i biznesit: Gjylymsere Kasapi, kryetare e Klubit të deputeteve pranë Kuvendit, Maja Shteriova, drejtoreshë financiare e bankës Komerciale dhe kryetare e Asociacionit Bankar të Maqedonisë së Veriut, Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Aneta Pesheva, kryetare e MASIT dhe drejtoreshë e UNET dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë.

Shoqata ELIT ekziston që 10 vite dhe angazhohet për barazi gjinore të grave në ekonomi, ndërsa theks i veçantë vendos mbi nismën për rritjen e numri tët grave në pozicione udhëheqëse në kompani, që është faktor i rëndësishëm për zhvillim më të shpejtë ekonomik në vend. MIA. ar/

Të fundit