29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë “Sfidat ekonomike në vitin 2023: si ta mirëmbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”

Në Shkup sot do të mbahet konferenca “Sfidat ekonomike në vitin 2023: si ta mirëmbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”, në organizim të Këshillit për avancim të arsimit të lartë dhe hulumtimeve strategjike, ndërkaq në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, në konferencë fjalim do të ketë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në suaza të panel-diskutimeve do të marrin pjesë guvernatorja e Bankës popullore, Aneta Angellovska-Bezhoska, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi si dhe përfaqësues nga komuniteti afarist.

“Qëllimi i konferencës është në një vend t’i bashkojë kreatorët dhe bartësit e politikave ekonomike dhe përfaqësuesit e komunitetit afarist, duke mundësuar dialog publiko-privat dhe prezantim të pikëpamjeve të ndryshme dhe propozim masave për krijim të politikave efikase ekonomike nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në kushte të numrit të madh të sfidave ekonomike dhe politike me të cilat po përballet bota dhe ambienti për ekonomizim në RMV po bëhet gjithnjë e më i pasigurt dhe i lidhur me numër të madh sfidash”, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike.

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut përmes Këshillit planifikon që këtë konferencë tradicionalisht ta organizojë në dhjetor të çdo viti si paralajmëruese të politikave ekonomike dhe kushteve për ekonomizim në vitin e ardhshëm.

Të fundit