Konfirmohen 190 raste të koronavirusit në Greqi, mbyllen të gjitha kafenetë dhe objektet hotelierike (PLT) – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Konfirmohen 190 raste të koronavirusit në Greqi, mbyllen të gjitha kafenetë dhe objektet hotelierike (PLT)

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Greqi është rritur në 190, ndërsa me rekomandim të ekspertëve nga Ministria e Shëndetësisë, mbyllen të gjitha qendrat tregtare, kafenetë, baret, të gjitha objektet hotelierike, përveç atyre për dërgesë (delivery) dhe marrje me vete (take away), bibliotekat, muzetë dhe lokalitetet arkeologjike, objektet sportive, sallonet e bukurisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përfaqësuesi për koronavirus pranë Ministrisë greke të Shëndetësisë, profesori Sotiris Ciodras, në konferencë për shtyp sot i bëri të ditur të dhënat e reja, si dhe masat e reja që të ulet përhapja e virusit.

Prej dje, kur numri mi përgjithshëm i rasteve pozitive arrinte 117, për një ditë është ritur për 73 dhe arriti në 190.

Ciodras sqaroi se për 36 raste zhvillohet hetim, për 11 raste nuk ekziston lidhshmëri epidemiologjike apo të udhëtimit me rast tjetër.

Janë hospitalizuar 47 pacientë, ndërsa pesë persona janë në gjendje serioze, të lidhur në aparate.

Deri më tani janë bërë mbi 2.700 analiza, ndërsa vetëm në 38 orët e fundit jnaë mbi një mijë.

Lidhur me masat, Ciodras tha se mbesin të hapura supermarketet, dyqanet për ushqim dhe farmacitë.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikiljas theksoi se po zgjerohen masat parandaluese që të mos ketë përhapje shtesë.

“Kjo është për dy arsye. E para, sepse në pjesë të ndryshme të vendit janë paraqitur raste të reja, fakt që e rrit rrezikun për transmetim. E dyta, sepse masat për përkufizim dhe vetpërkufizim që t’i mbrojmë të tjerët dhe të ta mbrojmë veten, nuk respektohen. Sërish do të them se zhvillojmë betejë, rezultati i së cilës do të[ varet edhe nga kjo sa do të tregojmë përgjegjësi individuale dhe vetëdije kolektive”, tha Kikiljas. mia.ar/ar/

Related posts

Sela: “Do të ishte e shëndoshë në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin, që një subjekt politik që prej 18 vitesh qeverisë, tanimë të shkojë në opozitë.

Televizioni Koha

Tripunovski në FB: Blegtorët po përballen me katastrofë, nevojitet veprim urgjent

Televizioni Koha

Dimitrov dhe Osmani në Bruksel në takime me Borelin dhe Lajçakun

Televizioni Koha

Leave a Comment