20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfirmohet edhe një rast me Covid-19 në Kosovë, tani 91 të infektuar

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testimet për coronavirus të shtunën në Kosovë, duke e dërguar në 91 numrin e personave të prekur me COVID-19.

“Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike ne Kosove.

Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve.

/Ora News.tv/

Të fundit