16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfirmohet përzgjedhja e konsulentit për korridorin 8, refuzohen ankesat

Komisioni për Ankesa mbi Furnizimet Publike ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop” lidhur me përzgjedhjen e konsulentit për transakcion finansiar dhe mbikëqyrësit të punimeve të Korridorit 8 dhe 10-D.

Me këtë vendim komisionit, tejkalohen të gjitha pengesat administrative dhe procedurale si dhe konfirmohet përzgjedhja e kompanisë IRD si konsulente dhe mbikëqyrëse e punimeve.

Sipas informacioneve të indeks.mk, Konsulenti IRD do të fillon negociatat me konzorciumin Bechtel Enka më së voni në muajin shkurt pas çka pritet dhe firmosja e kontratës dhe miratimi nga ana e Qeverisë.

Pritet që deri në muajin mars të nënshkruhet kontrata dhe të fillojnë punimet për ndërtimin e Korridorit 8.

Përpos Korridorit 8, kompania IRD në vendin tonë ka nënshkruar kontratë me Ndërmarrjen Publike për Infrastrukturën Hekurudhore të Maqedonisë së Veriut për kryerjen e mbikëqyrjes së të gjitha punëve në përputhje me Kushtet e Kontratës FIDIC në koridorin 8.

IRD gjithashtu është përzgjedhur si mbikëqyrëse e Rehabilitimit të Rrugëve Shtetërore A1, seksioni Milladinovci – Kumanovë dhe mbikëqyrëse në përfundimin e Korridorit 10 deri në nivelin e Autostradës – Seksioni Demir Kapi – Smokvicë dhe shumë projekteve tjera në vend, bashkë edhe me proektin e impiantit të ujërave të zeza në Shkup.

Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës. /indeks.mk/

Të fundit