Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, Italia me alarm të kuq – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, Italia me alarm të kuq

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat shkruajnë se mostrat e një pacienti të trajtuar në Spitalin Attica kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

I infektuari është një burrë nga Pireu, ndërsa nuk jepen më shumë detaje. Koronavirusi është kthyer në një alarm botëror, teksa numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 2765, ndërsa i të infektuarve në mbi 81 mijë, në mbarë botën.

Virusi shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor, dhe po përhapet me shpejtësi në gjithë botën. Pas Kinës, situatë alarmante paraqitet në Korenë e Jugut dhe Itali, ku në këtë të fundit janë shënuar 11 viktima dhe mbi 300 të infektuar.INA/

Related posts

Koronavirusi ka lënë në udhëkryq semimaturantët

Televizioni Koha

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

Televizioni Koha

Katica Janeva nga 16 korriku ka marë pushim mjekësor

Televizioni Koha

Leave a Comment