Deri te Agjencioni për konfiskim të pronave javën e kaluar ka arritur aktvendim i plotfuqishëm në lidhje me konfiskimin e pronave të kompanisë “Transmet” të Sead Koçanit. Drejtori i agjencisë Faon Asani ka deklaruar se janë përgatitur 26 vendime që pronat të kalojnë në emër të institucionit.
Sipas tij, 23 prona jan të pastra ndërsa tri prej tyre janë të kufizuara, derisa 204 makina të konfiskuara po kontrollohen nëse janë të kufizuara. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 17/18 milionë euro dhe për këtë shkak duhet të ketë shumë kujdes.