05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfiskohen çanta dhe atlete të markave të shtrenjta, Dogana e Maqedonisë do të kontrollojë nëse janë origjinale

Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të vendit gjatë muajit mars, në dy raste janë konfiskuar çanta dhe atlete me firmë, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ndaj gjërave të konfiskuara do të hapet procedurë për të konfirmuar të drejtën e pronës intelektuale.

“Më 4 mars, doganierët në Qafë Thanë sekuestruan një ngarkesë me çanta femrash me firmën e markave të famshme të modës, të cilat një shtetas shqiptar donte t’i shiste në vend. Më 11 mars, doganierët konfiskuan një ngarkesë me 50 palë atlete dhe 23 çanta shpine në një automjet me targa italiane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Doganave./tv21.tv

Të fundit