29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konfiskohen mbi 150 goma të vjetra afër Bardovcit

Shërbimet komunale të Komunës së Karposhit, sot konfiskuan një sasi të re prej 150 gomave të vjetra, në lëvizjen rreth Bardovcit, që në këtë periudhë të vitit kryesisht shfrytëzohen si mjete për ngrohje.

Duke i pasur parasysh hulumtimet dhe analizat për arsyet për ndotjen e ajrit, siç theksojnë nga komuna, një numër i madh i amvisërive ende ngrohen me materiale që nuk rekomandohen ekologjikisht, gjegjësisht e ndotin ajrin e ambientit dhe mjedisin jetësor.

Nga komuna e Karposhit sërish apelojnë deri tek të gjithë qytetarët dhe amvisëritë të cilët ngrohen me dru për ngrohje, goma ose të ngjashme, ta ndryshojnë mënyrën e ngrohjes dhe të aplikojnë për subvencione për peleta dhe inverter – kondicionet në Qytetin e Shkupit.

Vetëqeverisja lokale vazhdon me kontrolle intensive inspektuese në terren, me qëllim që të hartohen ndotësit, të sanksionohen dhe të mbrohet mjedisi, theksohet në kumtesë.

Të fundit