29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konjufca: Serbia nuk është e interesuar për përmirësim të marrëdhënieve me Kovovën

Kryerësi i detyrës ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca e vlerësoi si diskriminues vendimin e Serbisë që t’i hapë kufijtë drejt të gjitha shteteve në rajon, përveç drejt Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Konjufca në publikimin në Tuiter porositi se Prishtina do të përgjigjet reciprokisht për pengesën e tillë që e solli Beogradi për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e dënon sjelljen diskriminuese dhe të pabarabartë të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia i hap kufijtë e saj për qytetarët nga të gjitha vendet e rajonit, por jo edhe për qytetarët e Kosovës. Sjella e këtillë tregon se edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do të përgjigjet reciprokisht për këtë pengesë nga Serbia për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca. ia/ar/

Të fundit