29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konsultim publik për përgatitje të Konceptit për arsim gjithëpërfshirës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit fillojnë procesin e konsultimit publik për përgatitje të Konceptit për arsim gjithëpërfshirës. Qëllimi është, siç bëri të ditur MASH, përgatitje cilësore e këtij dokumenti strategjik i cili duhet të sigurojë kontribut plotësues drejtë zhvillimit të sistemit nacional arsimor.

Në ueb-faqen e saj (www.mon.gov.mk) MASH e publikoi linkun deri te draft-versioni i Koncepti për arsim gjithëpërfshirës, krijimi i të cilit është definuar në Ligjin e ri për arsim fillor prej vitit 2018.

“Të gjitha faktorët e interesuar të cilët vlerësojnë se mund të japin kontribut në përgatitjen e përmbajtjes sa më cilësore të këtij dokumenti, propozimet e tyre, sugjerimet dhe vërejtjet mund t’i dërgojnë në adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 25 qershor 2020″, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës. fc/

Të fundit