29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontabilistët kërkojnë koordinim ndërinstitucional për masat për mbështetje të biznesit

Oda e Kontabilistëve kërkon koordinim dhe komunikim institucional me qëllim që ndërmarrjet të munden maksimalisht t’i shfrytëzojnë masat për mbështetje dhe ta ruajnë likuiditetin e vet.

Kontabilistët konsiderojnë se nevojiten zgjidhje të shpejta, efikase dhe efektive në vend, siç thonë, procedurat e komplikuara dhe sistem të papërgatitur i cili nuk kryen validim përkatës të të dhënave.

Nga Oda thonë se kërkesat e shumta të cilat janë parashtruar për ndihmë financiare prej 14.500 denarë për pagesë të pagave dhe kërkesa për subvencionim të 50 për qind të kontributeve janë refuzuar pa arsye për shkak të gabimeve sistematike në e-tatime.

“Sepse gjatë miratimit të masave, Ministria e Financave nuk i merr parasysh resurset e kufizuara të institucioneve të tjera dhe nuk i komunikon dhe koordinon aktivitetet midis institucioneve, e gjithë barra e komunikimit me ekonominë do të bjerë në kurrizin e kontabilistëve sepse këto afate të publikimit, ndërsa lidhur me afatet e fundit për parashtrim është shumë vështirë të arrihet”, thotë Aleksandra Andreeva nga oda e Kontabilistëve të Maqedonisë.

Javën e kaluar, Oda e Kontabilistëve ka mbajtur takim në Ministrinë e Financave ku janë prezantuar këto probleme dhe siç bëjnë të ditur, presin reagime për tejkalimin e gjendjes. ar/

Të fundit