Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës

Në organizim të Institutit të Shëndetit Publik sot do të organizohen disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes te popullata në përgjithësi për stil të shëndoshë të jetesës dhe parandalim të faktorëve të rrezikut të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe pasojat e tyre.

Ngjarja kryesore do të mbahet në Parkun e Qytetit te Guaca në Shkup prej orës 9:00 deri në orën 13:00, periudhë në të cilën qytetarët mund të marrin kontrolle parandaluese falas (matje të shtypjes së gjakut, nivelin e sheqerit dhe nivelin e kolesterolit në gjak, peshën dhe gjatësinë e trupit), material propagandues me përmbajtje për zgjedhje të duhura për zemër të shëndoshë, si dhe këshillime nga personeli mjekësor për stil të rregullt dhe të duhur në kushte të krizës nga pandeMEDIAL me infeksionin nga virusi korona.

Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor, me çka me ndihmën e rekuizitave do të demonstrohet nevoja nga aktiviteti i matur fizik në promovim të stilit të shëndoshë të jetës dhe zemër të shëndoshë, rezistuese ndaj sëmundjeve e shkaktuar nga COVID-19. fc/

Related posts

Një shkupjane e kanë gënjyer se vajza e saj e ka shkelur një fëmijë, që ta shpëtojë ka dhënë 10.000 euro

Televizioni Koha

DITA E MËSUESIT DHE DITA E GRAS SHËNOHEN NË UT (VIDEO)

Televizioni Koha

Tuzi me shumicë shqiptare në Mal të Zi futet në karantinë, 15 persona me COVID 19

Televizioni Koha

Leave a Comment