Kronika e Zeze

Kontrolle policore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, shumë shoferë në gjendje të alkoolizuar

Gjatë vikendit që kaloi (16/17 shkuart) në rajonin e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, është realizuar kontroll-aksion për Alkool, me të cilë gjithësej kanë qenë të përfshirë 120 shoferë (TE-73 dhe GV-47)

Gjatë kontrollit tek 12 vozitës (TE-11 dhe GV-1) është konstatuar, se kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikim të alkoolit.

Dymbëdhjetë shoferët e alkoolizuar janë shkyçur nga trafiku, kështu që përkohësishtë u është marë patentë shofri, dhe u janë pregaditur fletëpagesa të detyrushme për kundërvajtje, dhe kundërvajtësit do të ballafaqohen me gjobat e parapara, që sillen prej 250 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, krahas kësaj gjykatësi me procedurë për kundërvajtje do të përcaktoj edhe masa mbrojtëse, ndalesë për drejtim të automjetit në afat prej 3 deri 12 muaj, nvarësishtë nga shkalla e alkoolit që kan konsumuar.

Përveç këtyre, gjatë kontroll aksionit janë zbuluar edhe 19 lloje tjera të shkaljeve, (TE-8 dhe GV-11), para së gjithash drejtim i automjetit pa patent shoferi, regjistrim i skaduar, dhe vositës amatorë të cilët nuk janë përmbajtur përkufizimeve të caktuar ligjore, e kështu me radhë.

Dje (17-shkurt) në rajonin e Gostivarit, është realizuar aksion i përforcuar për paregullsitë teknike të automjeteve që kryejnë transport publikë të pasagjerëve, në të shumtën e rasteve Autobus.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, tre autobusë janë dërguar në kontroll teknik, kurse tëk njëri i cili është shkyçur nga trafiku, janë konstatuar paregullsi teknike, dhe do të pasojë gjobë adekuate.

Related posts

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në SHBA rrëfejnë tmerrin

Televizioni Koha

Tentim vrasje në Pejë, 6 të arrestuar

admin-tvkoha

Një banor i Reçicës së Vogël me automjet ka goditur dhe ka lënduar 10 këmbësorë

Televizioni Koha

Leave a Comment