25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontrolle të përbashkëta të nëpunësve policorë dhe inspektorëve të tregut në depo të mbeturinave në territorin e SPB Manastir

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir, Policia kriminalistike në SPB Manastir dhe Zyrat e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Prilep dhe Resnjë dje në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrolle në disa lokacione në Manastir, Prilep dhe Resnjë ku kryhet treggtia me mbeturina.

Në Manastir kontroll është kryer në tri lokacione në lagjen “Bair”, të cilat shfrytëzohen nga A.A.(41), F.M.(44) dhe I.J. (46), të gjithë nga Manastiri, ku është konstatuar se nuk posedojnë asnjë dokumentacion dhe se nuk kanë person juridik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë.

Në Prilep është bërë kontroll në magazina në fshatin Mallo Konjari, në fshatin Sellcë dhe në një parcelë në rrugën “Gostivarska” në Prilep, të cilat i ka shfrytëzuar A.Sh.(54) nga Prilepi, si dh në një pllac në rr.“Berovska”, të cilin e ka shfrytëzuar K.I.(31) nga Prilepi. Gjithashtu gjatë kontrollit është konstatuar se personat kryenin veprimtari pa person juridik të regjistruar.

Kontrolle janë bërë edhe në Resnjë në dy lokacione ku janë blerë mbeturinat, të cilat janë shfrytëzuar nga K.M.(40) dhe Z.J.(52) nga Resnja. Njëkohësisht, u konstatua se personat nuk posedojnë asnjë dokumentacion për veprimtarinë që kryejnë dhe nuk kanë person juridik të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Të fundit