18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kopshti zoologjik destinacioni nr.1 i qytetarëve! Mbi 4000 vizitorë gjatë fundjavave, problem parkingu

Parku i Qytetit dhe Kopshti Zoologjik mbeten destinacionet më të vizituara të qytetarëve gjatë fundjavave. Prapa meje mund të shihen edhe radhët e gjata të qytetarëve që presin për hyrje në kopshtin zoologjik, raporton gazetarja Sara Kajolli.

Vizitorët janë nga qytete të ndryshme, ndërsa një numër i konsiderueshëm vijnë edhe nga Kosova. Qytetarët që vijnë nuk ankohen për radhën e gjatë që presin, por për mungesën e parkingut. Sipas tyre numri i vizitorëve është tejet i madh, ndërsa numri i vend parkimeve i vogël.

“Nuk vijmë shpesh për shkak të situatës me Koronën.

Ju jeni nga Shkupi?

Jo. Nga Radovishi.

A kishit problem me parkingun?

Po momentalisht për shkak të numrit të madh të njerëzve po. Do të duhet të presim”

“Sot është koha e mirë dhe dolëm pak me mbesën të shëtisim. Radha po ecën shpejtë, nuk ka problem.

Ju jeni nga Shkupi? Po nga Shkupi, jetoj në Çento.

Për parking a kishit problem?

Po, ja djali mbet duke kërkuar parking. Nuk ka ku të parkohet. Nëse gjendet mirë, nëse jo ne do të hymë ai do të presë dhe do të kthehemi”

“Nga Kosova. Problem ishte parkingu shumë. Shumë problem”

“Nga cili qytet jeni?

Nga Berova.

A kishit problem me parkingun?

Ja tani ata janë duke u parkuar ne erdhëm në këmbë”

“Erdha këtu që ta kaloj ditën bukur dhe me shokët e mi.

Vini shpesh?

Po.

A prisni shumë gjatë?

Këtu siç po e shoh po. Për vikend zakonisht ka më shumë njerëz”, ishin disa nga deklaratat e qytetarëve.

Ndryshe, TV21 jozyrtarisht mëson se mbi 4000 qytetarë vizitojnë Kopshtin Zoologjik në Shkup vetëm gjatë fundjavave.

Të fundit