Mbi 500 mijë tamponë për të bërë testet e koronavirusit u dërguan nga Italia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një avion të aeronautikës ushtarake amerikane, të nisur nga Aviano.
Ky fakt u bë me dije me anë të një deklarate nga Pentagoni, ku kitet do të shpërndahen në zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngarkesa e transportuar në bordin e një avioni C-17, mbërriti në aeroportin e Memphis, për tu shpërndarë më tej me linjën ndërkombëtare Fedex.
Kitet dhe tamponët në fjalë për testimin e koronavirusit, u dërguan nga një prodhues italian.
Në SHBA deri më tani numri i të prekurve nga Covid-19, ka shkuar në 14366, mes tyre 217 viktima. /a.y/noa.al