Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Koronavirusi i mbyll tetë xhami në Kërçovë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Koronavirusi i mbyll tetë xhami në Kërçovë

Në Kërçovë deri dje, 30 persona janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve aktivë janë 25, ndërsa në mesin e tyre është edhe imami i një xhamie të qytetit në Kërçovë.

“Për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’i mbyllim përkohësisht tetë xhami, kryesisht brenda dhe përreth zonës së qytetit në Kërçovë. Ne, si myftini, konsiderojmë se besimtarët që e vizitonin xhaminë ku po shërbente imami i infektuar, tani mund të shkojnë në xhamitë përreth, kështu që vendosëm të bëjmë një hap të tillë, mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e besimtarëve”, tha myftiu Murat efendi Useini nga Kërçova.

Ai shtoi se xhamitë do të mbyllen deri të premten kur do të jetë lutja e së premtes me respektimin e rekomandimeve shëndetësore. bs/shk/

Related posts

Gazetari i njohur kosovar e bën bashkë flamurin shqiptar me atë serb në mes të Beogradit

Televizioni Koha

Do të ndërtohet rruga Tetovë-Saraqinë

Televizioni Koha

Lejet e dhëna për lëvizje vazhdojnë të vlejnë, procedura për leje të reja mbetet e njëjtë

Televizioni Koha

Leave a Comment