24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi konfirmohet edhe në tre shtete

Raste të personave të infektuar nga koronavirusi i ri, nga i cili deri më tani filluan 17 njerëz në qytetin kinez Vuhan, janë paraqitur në Vietnam, Singapor dhe Arabia Saudite, transmeton gazeta KOHA.

Ministria vietnameze e Shëndetësisë kumtoi se dy shtetas kinezë kanë qenë pozitiv gjatë testimit për koronavirusin, por ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç theksohet babai dhe djali, të cilët janë hospitalizuar dje sepse kanë pasur simptoma të gripit, kanë arritur në qytetin kinez Vuhan, ku virusi është identifikuar për herë të parë.

Singapori gjithashtu e konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në territorin e tij. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në atë vend, bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Kina, i cili me familjen më 20 janar ka udhëtuar nga qyteti Vuhan në Singapor dhe momentalisht ndodhet në karantin spitalor.

Një nga bashkudhëtarët e tij, gjithashtu është hospitalizuar, ndërsa në spital ndodhet edhe një grua 53 vjeçare, shtetase kineze nga Vuhani, e cila është pozitive nga virusit. Të gjithë tre pacientët ndodhen në gjendje stabile.

Një infermiere nga India, e cila punon në një spital në Arabinë Saudite, është infektuar me koronavirusin, konfrmon MPJ indiane. Janë testuar rreth 100 infermiere indiane, kryesisht nga Keralla dhe tash për tash nuk janë regjistruar raste të tjera të personave të infektuar, qëndron në kumtesë.(koha.mk)

Të fundit