20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi në mars e uli numrin e turistëve për 67,3 për qind

Në mars të këtij viti, muaji i parë pasi filloi kriza me koronën, u shënua ulje në numrin e turistëve për 67,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 62,8 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës numri i turistëve vendorë në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është ulur për 60,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 70,4 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është ulur për 50,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është ulur për 69,6 për qind.

Në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është ulur për 18,3 për qind, dhe atë te turistët vendorë ka ulje për 17,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka ulje për 18,9 për qind.

Në periudhën janar – mars të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është ulur për 19,7 për qind, edhe atë: te turistët vendorë ka ulje për 15,1 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka ulje për 22,9 për qind. ar/

Të fundit