29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.

“Me tendencën e globit për t’u ngrohur, ne do të përjetojmë më shpesh muaj që thyejnë rekorde temperaturash gjatë viteve që vijnë”.

Sipas ekspertëve, vetëm muajt Korrik të viteve 2019 dhe 2016 kanë qenë më të nxehtë se ky i sivjetmi. Dëshmi e për këto ndryshime të frikshme është edhe i nxehti i pazakontë që përjetuan këtë vit, Finlanda, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Rusia, ku temperaturat kapërcyen 40 gradë celsius.

Pasojë e tyre janë edhe reshjet e dendura që shkaktuan përmbytje me qindra viktima në gjatë javëve të fundit në Gjermani, Belgjikë e Kinë. Shërbimi Kopernikus bën regjistrim të veçantë të temperaturave në vende të ndryshme të kontinentit dhe botës që prej viteve ’50.

Të fundit