28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Korrupsion i madh gjatë tenderëve: ASHMAA ka blerë maska nga 104 denarë, ARM të njejtat për 2,7 denarë

Produkte të njejta, si përshembull maska mbrojtëse, të cilat janë blerë në një periudhë të njejtë kohore, janë blerë me dallime të mëdha në çmime, e diku dallimi ka qenë madje edhe 500%. Kështu vlerëson Qendra për Komunikime Civile. Pas monitorimit të rreth 40 prokurimeve publike lidhur me pandeminë, kjo organizatë joqeveritare konfirmon se edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021 ato kanë qenë me shumë probleme dhe me sjellje korruptive, informon Zhurnal.

Edhe më tej ka dallime të mëdha në çmime të produkteve, të blera në një periudhë të njejtë, që lëvizin madje deri në 500% dallim. Kjo është dëshmuar përmes shembujve për prokurime publike të dy produkteve më të blera gjatë gjithë korona rizës, e ato janë maska mbrojtëse për një përdorim dhe maskat respiratore N95. Edhe këtu, ashtu si te testet e shpejta për Covid, ka dallime të mëdha në çmime. Përshembull, nëse meren parasysh dy tenderët ku janë blerë 13 mijë maska, dallimi në çmim mes tyre është madje tre herë, gjegjësisht në njërin tender çmimi ka qenë për 195% më i shtrenjtë se tenderi i mëparshëm.

Kështu përshembull, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për një maskë mbrojtëse N95 ka paguar madje 104,3 denarë për copë, ndërsa ka blerë 120 të tilla nga një ofrues. Ministria e Mbrojtjes përshembull, maskat e njejta, në periudhën e njejtë i ka blerë nga 2,71 denarë (ka blerë 13,000 maska).

E njejta është te maskat për një përdorim. ASHMAA i ka blerë nga 4,4 denarë ndërsa ARM nga 0,28 denarë,, që i bie se nuk kanë qenë madje as gjysmë denari.

Këtu dëshmohet se është menduar të ketë para të mjaftueshme për korrupsion. Sipas kësaj qendre, vlerat e vlerësuara të prokurimeve edhe më tej janë të larta nga çmimet e mara në tenderë, që është lënie hapësirë e qëllimshme për marrëveshje me vlera më të larta.

Më tej, bëhet marrëveshje jashtëligjore mes institucioneve dhe firmave. Dëshmitar për këtë, siç konstaton hulumtimi është si në vijim: Kur ka një ofrues ose ngelet një ofrues pas eliminimit të ofruesve tjerë në fazën e evaulimit, pothuajse pa përjashtim çmimi i ofruar përputhet ose është shumë afër te vlera e furnizimit, edhe pse ajo nuk është publikuar. Nuk është e mundur përputhje e tillë, nëse kjo nuk është dakorduar më herët me atë që duhet ta fitojë tenderin. Thjeshtë, nuk është e mundur që firma fituese të tenderave ta kishin qëlluar saktësisht vlerën e cila madje nuk është publikuar, transmeton Zhurnal.

Konkludim tjetër nga analiza me shembuj konkret, është se gjatë blerjes së reagjensave, ekziston varshmëri nga firma aparati i së cilëve për testime e përdor institucioni. Ajo përmbanë rrezik nga pagesa me çmime më të larta për reagjensa dhe mundësi për korrupsion.

Thuhet gjithashtu se ka qenë dobët me transparencën në dokumentacione në po këto procedura jo transparente me tenderë në katër sy, pa publikim të shpalljeve.

Puna tjetër që bie në sy është angazhimi i personave të jashtëm dhe firmave për zbatimin e prokurimeve publike në pandemi. Kjo sipas Qendrës për Komunikime Qytetare, sjellë rreziqe të larta nga përplasja e interesave dhe korrupsion.

Në analizë, Qendra thotë se si prokurime publike për Covid janë blerë produkte që nuk mund lehtë të kenë lidhje me pandeminë. Përshembull, blerja e një veture zyrtare me timon të lëkurës, gjashtë buferë dhe ngjyrë metalik. Ose blerja e udhëzimeve të shtypura për gazetë ambulante, gazetë familjare patronazhi, raport për para, libër për rregullsi, receta, këshilltore për foshnja, kartonë shëndetësorë dental, blerja e kompjutorëve etj.

“Ajo që është interesante është se në këto tenderë të tillë nga shembujt e monitoruar ka patur vetëm nga një ofertë, madje edhe për blerjen e produkteve për të cilat ka konkurencë më të madhe, si përshembull për kompjutorë”, thuhet në analizë.

Rreth 40të procedura të përfshira paraqesin 52% nga të gjithë tenderët për Covid në periudhën e monitorimit (gjithsej ka patur 77 tenderë). Vlera e tenderëve të monitoruar ka shënuar 1,25 milion euro, që është 30,4% nga vlera e të gjithë tenderëve për Covid pandeminë në periudhën e analizuar (4,1 milion euro)./Zhurnal.mk

Të fundit