19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosova dhe Maqedonia do të shkëmbejnë thëngjill dhe rrymë elektrike? Grubi: Po negociojnë ESM-ja dhe KEK-u

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Click Plus” në TV21 tha se interesi i Maqedonisë së Veriut është që të sigurojë thëngjill nga Kosova. Grubi tha se thëngjilli i Kosovës është cilësorë dhe përshtatet me termoelektranat në vend.

“Pse jo me Kosovën, pse nuk keni provuar. Qymyr më shumë se Kosova në rajon asnjë nuk ka? Po Kosova nuk eksporton thëngjill nuk e di a e dini. A nuk keni arritur të gjejnë një mes të artë? Kemi biseduar disa herë, ka qenë edhe drejtori i KEK-ut në Maqedoni, e kam takuar edhe vetë personalisht dhe filluam bisedimet”, tha mes tjerash Grubi.
Zëvendëskryeministri i parë tha se janë të interesuar për marrëveshje që të marrin thëngjill nga Kosova, kurse t’i japin Kosovës rrymë elektrike, nga teprica jonë e prodhimit, respektivisht pasi që vendi të sigurojë 100% rrymë elektrike për përdorim të brendshëm.

“Me drejtorin e KEK-ut kemi biseduar, kishim një drek të përbashkët dhe diskutuam mundësinë e një marrëveshjeje ndërshtetërore për shkëmbimin e thëngjillit për rrymë, për aq sa rrymë do të kemi ne ekstra”

Grubi tha se Elektranat e Maqedonisë së Veriut janë në bisedime me Korporatën Energjetike të Kosovës, për një marrëveshje eventuale.

“Jo që nuk duan, por mos gabofsha duhet të bëhen edhe ndryshime ligjore edhe procedurale. Dmth nuk e keni hapur temën, pasi nuk e dini që a duan apo nuk duan? E kemi hapur, si jo. Janë në procedurë negociatash ESM-ja me KEK-un”, tha mes tjerash Grubi./tv21.tv

Të fundit