29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosova vendosi test të detyrueshëm për Kovid-19 për qytetarët të Maqedonisë së Veriut, BeH-së dhe Malit të Zi

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që t’ua kërkojë testin negativ për Kovid-19 qytetarëve që hynë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovinës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në seancën e sotme video konferenciale të Qeverisë së Avdulla Hotit është marrë vendim se testet me të cilat dëshmohet se personi i cili hynë në Kosovë nga tre vendet nuk është i sëmurë me Kovid-19 nuk duhet të jetë më i vjetor se 72 orë nga koha e paraqitjes në kufi.

Nga ky vendim janë përjashtuar qytetarët nga ato vende nëse hyjnë përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashai” në Prishtinë. Ata nuk duhet të paraqesin testin negativ për Kovid-19, por të nënshkruajnë një deklaratë ku thonë se brenda tri orëve do ta lëshojnë Kosovën. Gjithashtu edhe qytetarët që përdorin aeroportin për udhëtim në vende tjera nuk kanë nevojë për test.

Transportuesit që hyjnë në Kosovë nga vendet e lartpërmendura nuk kanë nevojë të prezantojnë testin RT-PCR, por duhet respektuar protokollet për transport ndërkombëtar. Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojë vërtetimin e testit, por duhet të nënshkruajë deklaratë që obligohet largimi nga territori i Kosovës brenda 5 orëve.

Të liruar nga paraqitja e testit janë diplomatët e huaj dhe familjet e tyre, si dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut, BeH-së dhe Malit të Zi të cilët kanë edhe shtetësinë e Kosovës nëse janë me vendbanim në Kosovë. ia/ar/

Të fundit