25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kostov: Nuk ka pasur sulm ndaj personelit, as protesta para zyrës time

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov thotë se gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur sulm fizik ndaj personelit mjekësorë, por se ka qenë vetëm një konflikt verbal mes mjekëve në repartin për kujdes intensiv dhe një familjari i një personi që kishte ndërruar jetë në spital. Ai mohon shkrimet se ka pasur protesta para zyrës së tij.

“Pacienti është pranuar dje rreth orës 14:00. Nga ana e personelit mjekësorë është realizuar diagnostikimin dhe tretmani i duhur. Por për shkak të problemeve shëndetësore të pacientit, problemeve me zemrën, probleme kronike me veshkat, gjatë mbrëmjes në orën 23:00 pacienti ka ndërruar jetë”, tha Kostov.

Drejtori i spitalit theksoi se deri tek konflikti verbal kishte ardhur pasi familja ishte informuar për vdekjen e pacientit, me çrast sigurimi kishte informuar policinë.

“Nuk ka pasur konfrontim fizik, vetëm momente verbale. Nuk ka arsye specifike. Vetë lajmi se pacienti ka vdekur prek të afërmit dhe në ato momente, disa e përjetojnë këtë në mënyrë agresive, të tjerët e marrin vetën më mirë. Kemi një raport specifik nga policia, nëse jeni të interesuar për detajet, kontaktoni policinë. U bë publike që pati protesta. E mohoj këtë. Personelin e kam ftuar unë”, informoi Kostov.

Spitali ka kërkuar që të kryhet autopsia e trupit të vdekur ashtu siç kërkohet me ligj, por të afërmit me vetë iniciativë kanë marrë trupin e pajetë. Kostov thotë se policia dhe gjyqësori do të duhet të vendosin për autopsi eventuale./Alsat

Të fundit