23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçev: Duhet të punohet në zhdukjen e urrejtjes në përmbajtjet e teksteve shkollore

Për eurodeputetin bullgar Andrej Kovaçev, në marrëdhëniet në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kontestuese është edhe festa e 11 Tetorit-Dita e Kryengritjes.

“Për shembull, atje ende është si festë, siç e quajnë, kur krisi pushka e parë kundër bullgarëve në muajin tetor. Nëse nuk ndryshon asgjë nga regjimi më i hershëm të Jugosllavisë së Titos nuk mundesh me të njëjtën ideologji të hysh në BE, sepse ajo ideologji është direkt kundër një vendi anëtar të BE-së”, tha Kovaçev për “BTV”.

Ai edhe një herë theksoi se duhet të punohet për zhdukjen e urrejtjes në përmbajtjet e teksteve shkollore, mediat dhe akademinë në Maqedoni.

“Sistemi arsimor dhe media në Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë të objektivizojnë historinë tonë të përbashkët bullgare. Kjo është në emër të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Nuk ka se si të mbështesim bazën aktuale ideologjike të Maqedonisë së Veriut”, thotë Kovaçev./Telegrafi/

Të fundit