28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski bisedë telefonike me kryeministrin ukrainas: Jemi të gatshëm të strehojmë ukrainasit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka biseduar dje me homologun e tij ukrainas, Denis Shmigal, të cilit i ka thënë se vendi është i gatshëm të pranojë qytetarët ukrainas nëse kërkojnë strehim të përkohshëm për shkak të agresionit rus në vendin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ia përcolla se bashkëndjejmë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë admirojmë guximin me të cilin ukrainasit po mbrojnë lirinë e tyre dhe sovranitetin e vendit. I thashë kolegut tim Shmigal se Maqedonia e Veriut është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe NATO-s dhe është në koordinim të vazhdueshëm për të mbështetur Ukrainën. Jemi të gatshëm të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse ata kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe jemi në kontakt për të gjitha aktivitetet e ardhshme për mbështetje dhe ndihmë. Kryeministri Shmigalj falënderoi në emër të qytetarëve të Ukrainës për mbështetjen dhe ndihmën e deritanishme”, njoftoi Kovaçevski.

Biseda telefonike mes dy kryeministrave ka ndodhur pasditen e djeshme.

Për shkak të agresionit rus, Kovaçevski sot do të udhëtojë në Sofje për t’u takuar me liderët e vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore. Në takim, përveç nikoqirit, kryeministrit bullgar Kiril Petkov, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Rumanisë – Nikolae Çuka dhe të Malit të Zi – Zdravko Krivokapiq.

Të fundit