19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Çdo shtyerje e bisedimeve me BE-në e rritë euroskepticizmin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pa planifikuar udhëtoi për Bruksel për samitin e NATO-s dedikuar Ukrainës, por e shfrytëzoi rastin që të takohet edhe me bashkëbisedues nga BE-ja, ku rruga e Maqedonisë së Veriut ende është e bllokuar për shkak të çështjes bilaterale me Bullgarinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ai nuk deshi të licitojë me data për mbajtjen e konferencës së premtuar ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve, dhe tha se asnjëherë nuk e ka përmendur qershorin, por paralajmëron se çdo shtyrje e rrit skepticizmin në vend dhe iu jep hapësirë aktorëve të afërt me regjimin e Vladimir Putinit.

“Mosfillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut jep sinjal të keq, sepse ne tashmë kemi katër raporte pozitive nga ana e Komisionit Evropian për progresin tonë në harmonizimin me BE-në. Kjo jep sinjal të keq si për ne ashtu edhe për gjithë rajonin. Ministri i Punëve të Jashtme ndau atë që ishte pjesë e disa hulumtimeve të caktuara, ndërsa ajo është se mbështetja për BE është ende në nivel jashtëzakonisht të lartë, mbi 68 për qind, Megjithatë mosrespektimi i mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e rrit skepticizmin te disa grupe, që është normale në një proces të tillë të gjatë dhe nuk është mirë. Ekzistojnë edhe shtete të treta të cilat nuk duan ta shohin RMV-në si pjesë e BE-së dhe të cilët financojnë grupe të ndryshme por edhe parti politike. Ne kemi parti politike me përcaktim antievropian dhe anti NATO të cilat janë klasike populiste në shtet, asnjëherë nuk kanë realizuar një masë të tillë, megjithatë janë ushquer nga qendra të tilla jashtë shtetit dhe të cilat me financimin e tillë arrijnë të krijojnë një mendim të caktuar i cili është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të pjesës dominuese të popullsisë ne jemi anëtarja më e re e NATO-s siç u bëmë falë vendimeve të rënda, megjithatë tani e shohim se sa është e rëndësishme të jesh vend anëtar i NATO-s duke pasur parasysh atë që siguria në shtet garantohet nga lidhja më e madhe e sigurisë dhe mbrojtjes në botë”, tha kryeministri në një intervistë për MIA-n.

Maqedonia e Veriut shpreson në impuls të ri të bisedimeve në Bullgarinë fqinje, ku kryeministri i ri shprehu vullnet për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, por edhe vetë përballet me rezistencën vendore. Kovaçevski dje kishte rastin të takohej edhe me kryeministrin dhe me presidentin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Rumen Radev, të ardhur për samitet e shumta të cilat mbahen në Bruksel këtë javë për Ukrainë. Kryeministri tha se ndërtimi i besimit ndërmjet dy palëve është më e rëndësishme se sa licitimi i datave.

“Nuk e kam përmendur kurrë qershorin dhe nuk e lidh veten me data, sepse duhet të kemi një zgjidhje që të bazohet së pari në vlerat evropiane dhe së dyti, e cila do të arrihet përmes komunikimit, bazuar në parimin e respektit të ndërsjellë, së pari ndërmjet politikanëve, e dyta ndërmjet institucioneve në të dy vendet dhe e treta e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë bazë e mirë për fillimin e parë të negociatave dhe ndërtimin e dytë të besimit të ndërsjellë të dy vendeve fqinje që duhet të jetë shembull në botë për bashkëpunim ekonomik dhe çdo lloj bashkëpunimi për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thotë Kovaçevski .

Sa i përket sanksioneve të BE-së me të cilat Maqedonia e Veriut është plotësisht e harmonizuar, ndërsa mund t’i bëjnë dëm ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri theksoi se ekzistojnë tashmë programe për ndihmë që prej para luftës, por edhe se qeveria e tij është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e BE-së. A nënkupton kjo se Maqedonia e Veriut do të mund të marrë disa kompensime, mbetet e pasigurt për momentin.

“Ne kemi kontakte të përditshme me sekretariatet dhe departamentet përkatëse në BE dhe kjo i referohet në radhë të parë asistencës financiare sepse Ministria e Financave është në komunikim të vazhdueshëm si me BEI ashtu edhe me BQE. Nuk mund t’ju zbuloj detaje sepse këto janë realisht biseda në nivel teknik në lidhje me financimin e borxhit të jashtëm që kemi sepse gjithmonë ka më shumë opsione për financimin e huamarrjes dhe opsioni i parë është sigurisht BE-ja ku ne kemi qasje në bazë ditore. Për sa i përket furnizimit me energji elektrike, flitet për blerje të përbashkëta dhe për të gjitha ato strategji që po zhvillon BE-ja, ne jemi informuar para se të bëhen dhe tashmë i kemi ato strategji. Nëse shikojmë projektin në Aleksandropoli, Republika e Greqisë, që është pjesë e BE-së, Republika e Bullgarisë, e cila është pjesë e BE-së dhe ne që jemi në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për MIA-n.

Të fundit