18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Drejtorët që krijojnë humbje kanë pagë më të madhe se dy ministra bashkë

Duhet të vendoset rregull dhe të dihet kush, për çfarë dhe sa fiton në vend, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat. Siç tha ai, ka raste kur të punësuarit në pozita të caktuara në sektorin publik kanë paga më të larta se presidenti i shtetit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse shikohen kontratat e menaxhimit të drejtorëve të kompanive publike, të cilat prej vitesh kanë humbje, anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës kanë pagë më të madhe se dy ministra bashkë. Dhe, krijon një humbje për vite me radhë. Dhe ata nuk po bëjnë asgjë për ta ulur atë humbje…nuk dua të përmend titujt e punës. “Nëse hyni dhe shihni rrogën… më e lartë se paga e presidentit të shtetit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kovaçevski./Alsat.mk

Të fundit