24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski – Golob: Mbështetje konkrete për hapin e ardhshëm drejt BE-së, bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë po thellohet

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot në kuadër të vizitës zyrtare, u takua me homologun e tij slloven, Robert Golob me të cilin mbajtën takim tet-a-tet, ndërsa më pas edhe takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zv. kryeministrja dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrja për Digjitalizimin e Sllovenisë, Emilija Stojmenova Duh, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.

Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia tani më 31 vite zhvillojnë miqësi të sinqertë dhe të fortë, e cila rezulton me bashkëpunim produktiv dypalësh.

U transmetua mbështetje e qartë nga Sllovenia për hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në eurointegrimet, si avancim i merituar dhe i nevojshëm për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, në kontekst gjeopolitik. Prandaj, është shprehur pritshmëri për mirëkuptimin e rëndësisë së momentit dhe vazhdim në rrugën evropiane.

Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut e respekton angazhimin e Sllovenisë në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetit tonë, gjatë integrimit në NATO, kur ishte vendi i dytë që e ratifikoi Protokollin për aderim dhe veçanërisht gjatë hapjes së bisedimeve për aderim në BE, në korrik, vitin e kaluar, 17 pas marrjes së statusit kandidat.

“Sllovenia përgjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm i integrimeve tona euroatlantike dhe i perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor dhe prandaj është shumë e rëndësishme mbështetja edhe në këto momente kur para nesh kemi shansin për përforcimin e orientimit evropian, e cila ka rëndësi strategjike edhe për gjithë rajonin”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Të fundit