Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka hequr dorë nga përdorimi i vilës së kryeministrit në Vodno.
“Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk do ta shfrytëzojë vilën e kryeministrit. Ai me familjen do të jetojë në të njëjtin vendbanim siç ka jetuar deri tani. nuk ka kërkuar privilegje të tjera”, thonë nga qeveria për TV21.
Kujtojmë se vila e kryeministrit ndodhet në rrugën “Aco Karamanov” në Vodno dhe që është enkas për kryeministrit, ndërsa fqinji i parë i tij është presidenti i vendit. Kjo vilë është e mbrojtur, ndërsa policia, sigurimi dhe rojtarët menjëherë reagojnë nëse dikush i afrohet ose fotografon vilën.
Paga e kryeministrit është rreth 78 mijë denarë, ndërsa pas përfundimit të mandatit, kryeministrit i takojnë gjashtë bodyguardë nga MPB, një shofer dhe një automjet zyrtar.
Ndryshe, ish-kryeministri Zaev hoqi dorë nga apanazhi, automjeti dhe shoferi dhe pjesërisht do ta shfrytëzojë sigurimin shtetëror./Telegrafi/