29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet

Nga sot, 80.000 të punësuar, bashkë qytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme do të marrin 18.000 denarë pagë minimale ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.

Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishme është që ajo do të rritet vazhdimisht pa nevojë të ndërhyrjeve shtesë. Tani, me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet, gjë që nuk ishte rast në vitin 2016, kur nevojiteshin më shumë se 4 paga minimale që të mbulohet një shportë, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në “Fejsbuk”.

Kovaçevski porosit se mbrojtja e standardit të jetesë mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë dhe se me një ritëm dinamik po përmbushen premtimet në një vit të thellimit të krizës ekonomike.
Nga ky muaj fillon pagesa e rritjes së pagës minimale prej 18.000 denarë. Kryeministri thotë se mbrojtja e qytetarëve është njëra nga prioritetet kryesore të kësaj Qeveria.

Marrëveshja për rritjen e pagës minimale u arrit në shkurt pas negociatave disaditore midis sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë.

Të fundit