14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Miratojmë zgjidhje ligjore, me të cilën qytetarët do të mund të instalojnë centrale fotovoltaike në çati

Tanimë është në përpunim zgjidhje ligjore, me të cilën qytetarët do të mund të instalojnë centrale fotovoltaike në çati. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve për ndryshimet ligjore për energjetikë.

“Kjo në fillim duhet t’i lehtësojë procedrat ndërtimore për përpunim të centralit dhe kjo zgjidhje ligjore do të gjendet para deputetëve gjatë tremujorit të ardhshëm”, tha Kovaçevski.

Në Osllomej është lëshuar centrali i parë fotovoltaik prej 10 megavatëve dhe aty tanimë janë në përgatitje projektet për fillim të realizimit të edhe dy centraleve fotovoltaike me nga 50 megavatë dhe edhe një prej 10 megavatëve, e cila do të jetë pronë e SHA EEM, ndërsa dy tjerat nga 50 megavatë do të jenë të investitorëve privatë, njëri nga Bullgaria, ndërsa tjetri nga Turqia.

Në ankande tanimë po përpunohen centralet fotovoltaike, me kapacitet më të madh, pasi disa vite më herët janë zgjedhur investitorët, të cilët do të investojnë me mjete personale.

Të fundit