29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Nuk do të ketë takim me opozitën nëse bisedohet vetëm për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk do të takohet me liderin e opozitës nëse çështja e vetme për të cilën do të bisedohej janë zgjedhjet e parakohshme.

Ai porositi se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Për momentin, sipas Kovaçevskit, vendit nuk i nevojiten zgjedhje, por lidership për tejkalimin e pasojave nga kriza.

“Nuk jam njeri i cili iu nënshtrohet sfidave, kërcënimeve dhe shantazheve. Nëse pika e vetme për të cilën opozita konsideron se duhet të bisedohet janë zgjedhje parakohshme, atëherë takim të tillë nuk do të ketë, sepse dua të përsëris se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Në këtë moment Republikë së Maqedonisë së Veriuti nevojitet lidership dhe përgjegjësi për përballje me sfidat e mëdha që i kemi në këtë vit krize, e ajo është krizë energjetike, e cila është evropiane, pastaj kriza shëndetësore e cila ende është e pranishme përmes llojeve të reja dhe inflacioni i çmimeve”, deklaroi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pasi bëri xhiron në aktivitetet ndërtimore në seksioni Krupishtë – Koçan.

Të fundit