20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Nuk mund të kërkojmë nga qytetarët të kursejnë, nëse politikanët nuk japin shembull

Një nga rekomandimet për ministritë dhe institucionet është që në maksimum të racionalizohen shpenzimet, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për “TV24”.

“Të gjitha fondet e lira nga ministritë dhe ndërmarrjet publike janë rialokuar për përballimin e krizës energjetike. Likuiditeti i të gjitha kompanive në sektorin e energjisë duhet të ruhet. Nuk mund të kërkojmë nga qytetarët të kursejnë, nëse politikanët nuk japin shembull”, tha Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se nesër para deputetëve do t’i prezantohen ndryshimet e ligjeve që janë të rëndësishme për zbatimin e masave të përcaktuara nga Qeveria për zbutjen e krizës.

“Janë nënshkruar ndryshimet në Ligjin për akciza dhe Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe u kam bërë thirrje të gjithë deputetët të jenë në nivelin e detyrës dhe t’i votojnë sa më shpejt që të fillojë zbatimi i tyre”, tha Kovaçevski.

Buxheti për vitin 2022, theksoi ai, ishte planifikuar me shpenzime të reduktuara për tetë përqind. Shpenzimet për mobilje, makina dhe kosto të tjera joproduktive janë mbajtur në minimum./Telegrafi/

Të fundit