25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Për herë të parë pas 30 vitesh përmes infrastrukturës moderne lidhemi me Lindjen dhe Perëndimin dhe bëhemi udhëkryq i vërtetë në Ballkan

Paratë e qytetarëve i investojmë në të ardhmen e tyre, në rrugë të sigurta, infrastrukturë cilësore dhe vende pune më të mira, më konkurruese. Investojmë në projekte kapitale me rëndësi historike. Jo vetëm se i lidhim qytetet dhe rajonet por e lidhim edhe shtetin me vendet përreth dhe botën përmes infrastrukturës moderne e cila tërhoqi shumë turistë të huaj dhe investitorë. Për herë të parë pas 30 vitesh përmes infrastrukturës moderne lidhemi me Lindjen dhe Perëndimin, me porte të reja në Durrës dhe në Burgas dhe i përforcojmë lidhjet transportuese në rajon, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski para vendosjes së sotme të gur themelit për autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d, të gjatë 39,3 kilometra.

Ky projekt, siç e përmendi Kovaçevski, është investim i përhershëm dhe trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.

“Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d do të thotë 8.000 vende të reja pune, investime të reja prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së prej dy për qind në pesë vitet e ardhshme në nivel vjetor. Hapen mundësi për biznese të reja, për ndërtimin e objekteve të veprimtarive të ndryshme dhe me atë vende të reja pune. Korridoret 8 dhe 10d deri më tani ishin vetëm në letër. Këto projekte janë të interesit nacional dhe strategjik, ndërsa përfitime do të kenë qytetarët, ekonomia dhe shtetet që i lidhë ky korridor”, potencoi kryeministri.

Sipas tij, zbatimi i aksit së bashku me autostradat e Korridorit 8 janë investimi më i madh kapital në vend që do të jetë kthesë në zhvillimin e shtetit.

“Me këtë investim Maqedonia e Veriut nga qarkorja do të bëhet udhëkryq i vërtetë në Ballkan. E pozicionojmë vendin në hartën ekonomike dhe infrastrukturore të Evropës”, përmendi Kovaçevski.

Në ngjarje të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, u.d. ambasador i SHBA-së, Erik Majer, ambasadori i Turqisë, Hasan Mehmet Sekizqok, si edhe kryetari i “Behtel dhe Enka” për Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Afërt, Xhastin Siberel.

Sipas ministrit Boçvarski, që sot zbatuesi i fillon punimet përgatitore dhe hetimet gjeoteknike në terren dhe gjatë periudhës së ardhshme, siç tha, do të jemi dëshmitarë të një sheshndërtimi të madh nëpër të gjithë trasenë e këtij aksi rrugor. Kjo është mundësi, potencoi Boçvarski, për angazhimin e operativës shtetërore ndërtimore, që do të thotë punësime të reja dhe zhvillim të veçantë të veprimtarisë ndërtimore.

Свеченост по повод поставување камен темелник  за автопатската делница Прилеп - Битола на Коридорот 10д, една од четирите предвидени за изградба со Договорот со американско-турскиот конзорциу

“Nuk ka moment më të mirë që të mblidhemi, të gjithë miqtë e Maqedonisë së Veriut, partnerët tanë – shtetet anëtare të BE-së, dhe bashkërisht ta shënojmë projektin më të madh infrastrukturor në historinë e re të vendit, që po realizohet këtu në rajonin e Pellagonisë. E di se sa është prioritet kjo autostradë për Prilepin, për Krushevën, për Manastirin, Mogillën, Novacin, Resnjën dhe për gjithë pjesën tjetër të Pellagonisë që jetojnë apo transitojnë prej këtu. Dhe ky është një mesazh i fuqishëm i Qeverisë për të gjithë qytetarët dhe biznesmenët e rajonit. Nuk po flasim më për premtime programore, po flasim për fillimin e projektit më të madh kapital në rajonin e Pellagonisë”, nënvizoi ministri.

Bëhet fjalë për një prej katër akseve që i parasheh Marrëveshje me konsorciumin turko-amerikan “Behtel dhe Enka”. Për tri akset e tjera të autostradave të Korridorit 8 solemniteti u mbajt muajin e kaluar.

Të fundit