28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski për incidentin në Ohër: Tentim për të tërhequr vëmendjen nga e ardhmja evropiane

Një shpërqendrim klasik dhe një mënyrë perfide për të tërhequr vëmendjen nga e ardhmja evropiane e vendit, kështu e sheh kryeministri Dimitar Kovaçevski incidentin në Ohër, ku pak ditë më parë u rrah sekretari i klubit bullgar.

“Ka tensione dhe ka shumë pyetje që janë legjitime lidhur me zhvillimet gjatë vikendit të kaluar dhe periudhës së kaluara. E para unë dhunën nuk e arsyetoj dhe gjithmonë e dënoj dhe do ta dënojë, ashtu që do ta gjykoj çdo provokim që vjen nga brenda apo nga jashtë dhe e cila i lëndon ndjenjat e maqedonasve dhe zgjon shqetësim tek maqedonasit, kjo për mua është e papranueshme. E dyta lidhur me incidentin, jam i lumtur që institucionet reaguan menjëherë dhe MPB-ja i gjeti sulmuesit dhe besoj se së shpejti do të zbardhet rasti. E treta duhet të mbetemi të qet dhe të kuptueshëm por jo naiv…Kjo nuk është një ndeshje ku luajnë Pelisteri dhe Vardari apo MZT dhe Rabotniçki, por kjo është e ardhmja jonë. Unë këtë nuk do ta lejoj, nuk do të lejoj që të ndahemi nga rruga evropiane e shtetit dhe për këtë do të insistoj që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë sepse ne duhet të vazhdojmë në rrugën evropiane”, tha Kovaçevski.

Të fundit