25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski për paralajmërimet për bomba: Nuk janë rastësisht të shënjestruara shkollat

Nëse më parë në territorin e gjithë Evropës bëheshin luftëra me armë, në pjesët tjera po bëhet një luftë hibride, ku në vend krijohet ankth me metoda të ndryshme, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski për raportimet për bombat në dy javët e fundit në disa shkolla të mesme në Shkup.

Kryeministri thotë se MPB-ja duhet të ndërhyjë në raporte të tilla sepse bëhet fjalë për shkollat, sepse “njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat”.

“Jo rastësisht synojnë shkollat. Fëmijët tanë mësojnë në ato shkolla. Ministria ndërhyn, Departamenti i Krimit Elektronik shqyrton të gjitha të dhënat e mundshme për të zbuluar se nga vijnë ato denoncime të rreme. Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, e jo në frikë dhe pasiguri”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Të fundit