29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Qeveria ka lufuar për integrim, opozita për izolim

Presidenti Stevo Pendarovski nuk e përjashton mundësinë e kërkesave joparimore
dhe joevropiane që prekin identitetin gjatë procesit të negociatave me Brukselin.
Por ai tha se Evropa nuk do të ketë partner për dialog të tillë.Duke folur për
Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, kreu i shtetit
përsëriti se tani është e rëndësishme të përkushtohemi në reforma dhe Kuvendi të
ketë vend qendror në këtë proces.Prandaj, sipas Pendarovskit, është e nevojshme
që të gjithë të përfshihen në proces.
“Integrimi evropian nuk mund të jetë qëllim dhe prioritet i vetëm një grupi
politik. Është projekt nacional dhe të gjitha partitë relevante politike e kanë
përkrahur që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë e deri më sot. Prandaj, i
bëj thirrje të gjithë faktorëve politikë, si qeverisë ashtu edhe opozitës, që të
përfshihen në mënyrë konstruktive në këtë proces dhe të kontribuojnë në
mbarëvajtjen e tij”, tha Stevo Pendarovski– president.
Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në Raportin e Komisionit
flitet për dy koncepte. Njëri, që udhëhiqet nga Qeveria dhe i cili ka për qëllim ligjet
reformuese, dhe tjetri nga opozitë që parashikon bllokada dhe izolim të
Maqedonisë
“Koncepti i dytë bllokon të gjitha ligjet në Parlament. Nëse mund të kuptoj
një pjesë të asaj opozite, e cila është në telefonatë me Rusinë gjithë ditën, nuk
mund ta kuptoj pjesën e dytë. U bëj thirrje të gjithëve në Kuvend të
bashkohemi për hir të së ardhmes së këtij vendi…”, u shpreh Dimitar
Kovaçevski– kryetar i Qeverisë.
Mesazh për dialogun e brendshëm dërgoi ambasadori çek, vendi i të cilit aktualisht
kryeson Bashkimin. Këto vlerësime u dhanë në Forumin për rrugën evropiane dhe
reformat, ku kryeministri Kovaçevski ritheksoi pritshmërinë për anëtarësim të
plotë në Union në vitin 2030

Të fundit