“Kremlini i gatshëm të shkojë shumë më larg se shpërndarja e lajmeve të rreme në Maqedoni të Veriut” – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

“Kremlini i gatshëm të shkojë shumë më larg se shpërndarja e lajmeve të rreme në Maqedoni të Veriut”

Instituti për studime të sigurisë nga Praga, në një nga analizat e fundit në këtë temë, thotë se Kremlini mund të shkojë shumë më larg nga përhapja klasike e lajmeve të rreme, dhe në Ballkanin perëndimor të përpiqet me sajber sulme të dobësojë sistemet kyçe, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Në përpjekjet për zgjerimin e ndikimit të saj në Maqedoninë e Veriut dhe gjithë Ballkanin perëndimor, Rusia vazhdimisht mbështetet në mjetet konvenciale në internet, siç janë lajmet e rreme, por siç paralajmërojnë disa ekspertë dhe qendra hetuese, në Moskë më tepër shihet gatishmëria të aktivizojë trollët e tyre për ngritjen e sajber makinerisë. Instituti për studime të sigurisë nga Praga, në një nga analizat e fundit për këtë temë, thotë se Kremlini mund të shkojë shumë më larg nga shpërndarja klasike e lajmeve të rreme dhe në Ballkanin perëndimor të të përpiqet me sajber sulme të dobësojë sistemet kyçe.

“Moska do të mund të shkonte më larg se përhapja e lajmeve të rreme. Maqedonasit lehtë bien pre e lajmeve të rreme, ndërsa sajber hapësira në vend është e dobët dhe të ndishme ndaj sajber sulmeve”, thuhet në një nga hetimet e fundit të këtij instituti.

Edhe pse pa detaje dhe në heshtje, për këtë ka paralajmëruar edhe gjenerale amerikan Timoti Hju, komandant i forcave të misionit nacional të sajber-komandave. Ai deklaroi se është ngritur aksion i veçantë i ashtu quajtur “Teologji sintetike”, dhe se komanda e saj ka shpërndarë “sajber luftëtarë” në Ukrainë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi që të ndihmojë në mbrojtjen sajber në këto vende. Kjo, në deklaratën e BIRN, ishte vërtetuar edhe nga Ambasada Amerikane në Mal të Zi.

Sipas profesorit të sigurisë, Bashkim Selmani, sajber sulmet dhe rrezikimi i sajber sigurisë paraqesin “terrorizëm bashkëkohor paqeruajtës” mes shteteve dhe se Maqedonia nuk është e kursyer.

“Në suaza botërore kjo është shumë intenzive dhe po mobilizohen gjitha sistemet për mbrojtje nga sulme sajber. Maqedonia edhe më herët, e veçanërisht tani kur është në rrugën drejt NATOs e BE-së, është cak i sulmeve sajber dhe të segmenteve më të ndishme të demokracisë dhe sigurisë në shtet. Cak janë edhe sistemi i sigurisë, edhe politik edhe ai informatik”, thotë profesori Selmani.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për sulme nga jashtë drejt Maqedonisë, por disa nga ato sulme janë të ndihmuara edhe nga disa grupe në Maqedoni, dhe se lufta strategjike kundër sajber sulmeve nuk është vetëm të mbrohet Maqedonia, por edhe nga Maqedonia të mbrohen vendet mike. Profesori shton se Maqedonia nuk është mjaftueshëm e fortë që të menaxhojë me këto sajber sulme dhe për këtë është e logjikshme të kërkohet ndihmë.

Se me bashkëpunimin me SHBA-të dhe NATO-n është forcuar mbrojtja nga sajber sulmet, për REL kanë vërtetuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Nga atje thonë se bashkëpunimi me sajber komandën amerikane është filluar në vitin 2018 që t’u ndihmohet subjekteve përkatëse nga Ministria e mbrojtjes për arritjen e standardeve të nevojshme të NATOs për veprim në sajber hapësirën./REL/Zhurnal.mk

Related posts

ISHP: Ulet numri i i rasteve të reja të të infektuarve dhe të vdekjes, rritet numri i të shëruarve nga Kovid-19

Televizioni Koha

Dënohet me një vit burg, protestuesja që hoqi mbulesën në publik

Televizioni Koha

Tre infermiere nga Klinika Gjinekologjike pozitive me Covid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment