29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Kremtojmë denarin!” – 31 vjet pavarësi monetare

Me fushatë nën moton “Kremtojmë denarin!”, Banka Popullore e shënon 31-vjetorin e pavarësimit monetar, gjegjësisht vendosjen e denarit si valutë nacionale dhe pavarësimin e Bankës qendrore.

“Shpallja e pavarësimit monetar më 26 prill është ngjarje e rëndësishme për shtetin, ndërsa njëherësh edhe hap i rëndësishëm në përmbylljen e pavarësisë së saj. Ndër vite Banka Popullore ndërtohej dhe u pozicionua si një bankë qendrore bashkëkohore, kredibile, e njohur ndërkombëtarisht dhe e pavarur, por edhe si institucion që e ka nxitur mendimin shkencor dhe punën, edukimin e vazhdueshëm dhe edukimin financiar. Që atje, në kuadër të javës së shënimit do të ndahet edhe Çmimi vjetor për hulumtues të rinj për punimin më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare”, kumtoi BP.

Për rrugën e krjimit të vendosjes së parave të Maqedonisë, janë përpunuar dy video-regjistrime edukative nga të punësuarit në Muzeun e Bankës Popullore, Maja Haxhimaneva, Eftimia Pavllovska dhe Diana Vançevska. Video-regjistrimet, përveç asaj që do të publikohen, do të dorëzohen edhe në shkollat në mbarë vendin për të shërbyer në procesin e mëtejmë edukativ për historinë tonë dhe valutën.

Me qëllim që të ndahen procesi historik dhe vlerat nga të cilat janë udhëhequr bartësit e politikave gjatë pavarësimit monetar janë përgatitur video deklarata të një pjese të atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin e vendosjes dhe ndërtimit të pavarësisë monetare, valutës personale, por kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për afirmimin e Bankës Popullore si institucion bashkëkohor dhe kredibil. Me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë monetare, në rrjetet sociale do të publikohen deklarata të të gjithë guvernatorëve të deritanishëm Borko Stanoevski, Lube Tërpeski, Petar Goshev, Dimitar Bogov, Anita Angellovska – Bezhoska, aktorëve të tjerë shoqërosë si Xhevdet Hajredini, Trajko Sllaveski, Mihail Petkovski, Abdulmenaf Bexheti, Taki Fiti, Gligor Bishev, Vanço Kargov, si edhe pikëpamjet e zëvendësguvernatoreve Emilia Nacevska dhe Ana Mitreska.

Në kuadër të këtij shënimi do të publikohen edhe dokumente të Arkivit të Bankës Popullore, lidhur me pavarësimin monetar, që kanë vlerë historike të çmuar për historinë e Maqedonisë së Veriut. .

Комитетот за оперативна монетарна политика на Народната банка вчера на седница одлучи основната каматната стапка да се намали за дополнителни 0,25 п.п., до нивото од 1,25 отсто.

Në ditën e sotme para 31 vitesh shteti u pavarësua në aspektin monetar dhe e vendosi valutën personale – denarin.

“Republika e Maqedonisë e vendosi njësinë e saj monetare që do të quhet denar dhe kam kënaqësi të shoh se si janë shtypur ato njësi monetare. Me këto fjalë kryeministri i parë i vendit, Nikolla Klusev nga foltorja e Kuvendit, e prezantoi denarin si monedhë nacionale, e cili zyrtarisht u vendos më 26 prill 1992 (Pashkë).

Më pas, Kuvendi miratoi një paketë ligjesh me të cilat shteti u bë i pavarur monetarisht. Në fillim u prezantuan kuponët me vlerë që zëvendësonin dinarët e atëhershëm jugosllavë në raport 1:1. Zëvendësimi filloi më 27 prill 1992 dhe zgjati tre ditë. Më 29 prill, paratë e letrës jugosllave pushuan së vlefshmi dhe monedhat prej 1, 2 dhe 5 dinarë jugosllavë mbetën të vlefshme edhe një vit. Kuponët me vlerë prej  25, 50, 100, 500 dhe 1000 kishin të njëjtin dizajn dhe ndryshonin vetëm nga ngjyra . Mbi to nuk ishte shkruar emri i monedhës së re nacionale. Në pjesën e përparme motivi kryesor ishte Maqedoniumi dhe në anën e pasme mbledhësit e duhanit.

Emri denar rrjedh nga valuta e lashtë romake me të njëjtin emër (lat. denarius), e cila është përdorur në këtë territor në të kaluarën. Emrin e ka dhënë akademiku Petar Ilievski. Denarët e parë u hodhën në qarkullim vitin e ardhshëm. Në vitin 1993 u lëshuan një sërë kartëmonedhash në vlerë prej 10, 20, 50, 100 dhe 500 denarë, ndërsa në vitin 1996 u prezantuan kartëmonedhat në vlerë prej 1000 dhe 5000 denarë. Në vitin 2016 u prezantuan kartëmonedhat 200 dhe 2000 denarë. Në të njëjtën kohë, paratë letre me vlerë nominale prej 5000 denarë janë tërhequr nga qarkullimi si pasojë e përdorimit të parëndësishëm të tyre në transaksionet ditore dhe uljes së kërkesës nga bankat. Në vitin 2018, Banka Popullore, e cila ka të drejtën e emetimit të parave në letër dhe monedha, i zëvendësoi kartëmonedhat 10 dhe 50 denarë me kartëmonedha të reja polimer. Që nga viti 1996, BPRM ka lëshuar edhe monedha jubilare për qëllime koleksioni.

Sot si mjete pagese në vend përdoren kartëmonedha letre prej 10, 50, 100, 200, 500, 1000 dhe 2000 denarë dhe monedha metalike në vlerë prej 1, 2, 5, 10 dhe 50 denarë. Kartëmonedhat 10, 50 dhe 100 denarë janë shtypur në vend, ndërsa kartëmonedhat 500, 1000 dhe 5000 denarë (botimi i vitit 1996) janë shtypur në “Thomas De La Rue” në Londër. Në TDLR është prodhuar edhe emetimi i fundit i kartëmonedhave 500 dhe 1000 denarë nga viti 2003. Monedhat janë prerë në “Suvenir” në Samokov dhe janë zgjidhje artistike dhe teknike e punonjësve Dimçe Boshkoskit dhe Snezhana Atanasova.

Tridhjetë e një vjet më vonë, denari mbetet i qëndrueshëm përkundër serisë së krizave dhe ristrukturimeve nëpër të cilat ka kaluar vendi. Vitet e para të pavarësisë monetare u karakterizuan me hiperinflacion, recesion, nivel të pamjaftueshëm të rezervave devizore, stabilitet makroekonomik… Në tetor 1995 u prezantua strategjia monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit në raport me markën e atëhershme gjermane, kurse nga janari 2002 kursi i denarit është i lidhur me euron. Politikat monetare që u zhvilluan gjatë konfliktit të vitit 2001, krizës globale financiare të vitit 2008 dhe pandemisë Kovid-19 nuk lejuan denari të devalvojë.

Banka Popullore siguron se edhe në situatën aktuale me luftën në Ukrainë, denari është stabil dhe në të ardhmen do të mbetet spirancë e stabilitetit të ekonomisë vendore. Rezervat valutore janë në rritje dhe sistemi bankar është i qëndrueshëm, likuid, mjaftueshëm i kapitalizuar dhe mund të sigurojë mbështetje kreditore për aktivitetin ekonomik.

Të fundit