26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Kriza energjetike”, Kovaçevski në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek, Petër Fiala, sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë së bashku me liderët nga gjithsej 44 vende, nga të cilat 27 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Është planifikuar edhe pjesëmarrja e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Në takimin e parë të Komunitetit Politikë Evropian në Pragë, Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin bëjnë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.

Të fundit