26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kriza Energjetike, Mickoski fton në takim Bytyqin | VIDEO

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, e ftoi zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nesër të vijë në takim në ora 12:00 në selinë e partisë së tij, me qëllim, siç tha, në mënyrë të detajuar t’ia sqarojë planin dhe konceptin e tij, të cilët “do të thonë rimëkëmbke të ekonomisë dhe ndihmë për biznesin”.“Situatat janë shumë serioze për një marrëdhënie kaq të papërgjegjshme të Qeverisë dhe demonstrim të kotësisë së Dimitar Kovaçevskit”, thotë Mickoski në postim. Ai thekson se ka kërkuar takim me Kovaçevskin për ta “paraqitur konceptin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe për të shpëtuar vendet e punës” dhe e ka ftuar atë në një debat për temën e energjisë/ekonomisë në një medium të zgjedhjes së tij, por që kryeministri ministri refuzoi “me pretekstin se tani nuk ishte koha”.

“Ofroj koncept jo vetëm për këtë vjeshtë dhe dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Nga e gjitha kjo, pikë politike nuk më interesojnë kur çmimi është e ardhmja e Maqedonisë dhe e mijëra njerëzve, vendet e punës të të cilëve janë në pikëpyetje. Dua me të vërtet të ndihmoj, sepse gjërat janë shumë serioze dhe më të rëndësishme se kotësia e cilitdo anëtari të Qeverisë”, shton Mickoski në postim

Kuvendi dje e vazhdoi gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit dhe në furnizimin me ngrohje qendrore në rajonin e Qytetit të Shkupit, bashkë me 30 prillin vitin e ardhshëm.Në vazhdimin e djeshëm të seancës së 86-të kuvendore me 83 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” ishte votuar vazhdimi i afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike, ndërsa me 86 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, ishte votuar propozim-vendimi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë së ngrohjes, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes në tregun e energjisë së ngrohjes.

Të fundit