29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kronika e zezë – 17 Janar 2020 | VIDEO

Arrestohet shkupjani, i dënuar me 15 vite burg

Të enjten rreth orës 19 e 20 minuta, në një objekt hotelerik në hyrje të Tetovës, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, në bashkëveprim me njësite tjera policore nga Ministria e punëve të brendshme nga Shkupi, e kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.R. nga Shkupi, ndaj të cilit ka pasur të lëshuar fletëarest, për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.Përndryshe, personi I.R. më herët për ka qenë i dënuar me 15 vite burg, për shkak se ka kryer  vepra penale “grabitje” dhe”vjedhje të rënda”. Ai dhe një grupë prej disa personave, në vitin 2011 kanë kryer vjedhje grabitqare, në një shitore arri të njohur në qendër të Tetovës , kurse në ora 14.00, të ditës së enjte 34vjeçarja A.K nga Sellca e Tetovës, e cila me personin I.R. është njoftuar nëpërmjetë rrjeteve sociale, e ka denoncuar për zhvatje, me ç’rast e ka këcënuar me jetë dhe nga e njëjta ka kërkuar para me vlerë prej 10 mijë euro.Menjëherë pasi që është privuar nga liria, i njëjti është dërguar dhe dozëzuar në burgun e “Idrizovës” në Shkup.

Arrestohen katër të rinj, u kapën me marihuanë

Të enjten  rreth orës 21 e 20 minuta, në fshatin Neproshten, pjestarët e policisë, kanë privuar nga liria 21 vjeçarin I.R. dhe tre persona të moshës së mitur të gjith nga fshati Poroj i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre “Pezho” me targa të Shkupit, me të cilën kanë udhëtuar  është gjetur marhuanë.Katër personat, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Tre të lënduar në aksident trafiku

Të enjten  rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën regjionale Tetovë-Zhelinë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Trebosh, ka ndodhur aksident  trafiku në të cilën janë aksidentuar dy automjete me targa të Tetovës edhe atë kamion”Mercedes” të cilin e ka drejtuar 48-vjeçari H.A. nga Reçica e Madhe dhe vetura “Opel korsa” të cilën e ka drejtuar 18 vjeçari M.B. nga fshati Saraqinë.Në këtë aksident, dy shoferët dhe shoqëruesi në veturën “Opel Korsa” 19 vjeçari B.S, gjithashtu nga fshati Saraqinë, kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.Me autorizim të Prokurorit publik, inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Aksion për kontrolle në trafikun rrugor në Gostivar

Të enjten  në periudhën prej ora 09.00 deri ora 14.00, në rajonin e Gostivarit, është realizuar  aksion kontrollues të gjendjes teknike të automjeteve  pjesmarrës në trafik.Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksionuar 6 automjete me paregullsi teknike në pajisjet e ndalimit dhe 5 automjete me regjistrim të skaduar, të  cilat menjëherë janë larguar nga trafiku, me ç’rast janë përgaditur parashtresa adekua te.Gjatë kontrollit të, gjithashtu janë zbuluar dhe dy shofer të cilët kanë drejtuar veturat e tyre pa patentë shoferi apo patenë valide.

Të fundit